Rama i dhuron Çelësin e Qytetit aktivistes Natasha Kandiq

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhuruar sot Çelësin e Qytetit të kryeqytetit aktivisten e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkroi se Kandiq në kohët më të errëta zgjodhi të qëndroj në anën e të vërtetës.
Ndër të tjera, Rama shkroi se puna dhe përkushtimi i saj na kujton se pa të vërtetën nuk ka paqe të qëndrueshme as në Kosovë as në rajon.
“Me guximin e saj të palëkundur, ajo i dha zë dhimbjes, i dha drejtësi kujtesës dhe nder viktimave pa dallim kombi apo gjuhe.Në kohët më të errëta, ajo zgjodhi të qëndrojë në anën e të vërtetës, duke rrezikuar gjithçka për një ideal më të madh: dinjitetin njerëzor.Sot, pata nderin t’i dorëzoj Çelësin e Qytetit të Prishtinës, një shenjë mirënjohjeje për jetën që ia kushtoi drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit”, ka shkruar Rama.