75 Mall Live Search
19:58 / E Diele, 27 Prill 2025 / FR

Rëshqitje dheu në rrugën Rugovë-Pejë, vështirësohet qarkullimi

Rreshjet intensive të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe gurëve në rrugën që çon drejt Rugovës, në Pejë.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, njëri shirit i rrugës është bllokuar plotësisht, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Shoferët janë duke u përballur me vështirësi të mëdha gjatë kalimit në këtë segment rrugor.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/