75 Mall Live Search
21:32 / E Diele, 27 Prill 2025 / G T

KB Peja: Tifozët vendas kanë goditur basketbollistin tonë Marques Townes

Pesë sekonda pa u mbyllur ndeshja gjysmëfinale e Play Offit mes Bashkimit e Pejës ka shpërthyer dhuna në “Sezai Surroi” në Prizren.

Peja ka dalur me një konunikatë para pak çasteve, ku ka njoftuar se është sulmuar lojtari i tyre, Marques Townes.

Ja postimi i KB Pejës:

“5 sekonda pa përfunduar ndeshja, tifozët vendas kanë goditur basketbollistin tonë Marques Townes me grushta pas kokës.
KB Peja do të shqyrtoj çdo mundësi të mundshme”, shkruhet në postimin e Pejës.