Autopsia zbulon detaje të reja tragjike të vdekjes së aktorit

Rezultatet finale të autopsisë së fituesit legjendar të “Oskar-it, Gene Hackman, kanë zbuluar probleme serioze shëndetësore që aktori kishte para vdekjes së tij, dy muaj pasi ai dhe gruaja e tij Betsy Arakawa u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në New Mexico.
Siç raporton Fox News, duke iu referuar raportit të Zyrës së ekzaminuesit mjekësor, Hackman (95) vuante prej vitesh nga zemra dhe kishte ndryshime kronike hipertensive në veshka, transmeton Indeksonline.

“Në sistemin kardiovaskular janë konstatuar ndryshime serioze aterosklerotike dhe hipertensive, janë vendosur stenta në arteriet koronare dhe është ndërruar më parë valvula e aortës”, thuhet në raport.
U gjetën edhe gjurmë të sulmeve të vjetra në zemër, ndërsa analiza e trurit zbuloi shenja mikroskopike të sëmundjes së avancuar të Alzheimerit.
Edhe pse disa dyshonin, një autopsi tregoi se Hackman nuk ishte i infektuar me hantavirus – një infeksion i rrallë por i rrezikshëm i transmetuar nga brejtësit që shkaktoi vdekjen e gruas së tij.
Policia konfirmoi se Betsy Arakawa vdiq rreth 12 shkurtit nga komplikacionet e frymëmarrjes të shkaktuara nga hantavirusi, në moshën 65-vjeçare. Sipas një raporti të marrë nga Daily Mail, një kontroll në kompjuterin e saj rezultoi në kërkime në internet për simptoma të ngjashme me gripin dhe Covidin-19./Indeksonline/
