75 Mall Live Search
10:21 / E Hënë, 28 Prill 2025 / H F

Rama i fut bagerët në sheshin “Xhorxh Bush”, e ka një porosi për inspektoratin

Pavarësisht ndalesës nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore, Komuna e Prishtinës këtë të hënën ka rifilluar punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.

Në nisjen e punimeve ishin të pranishëm i pari i Prishtinës, Përparim Rama, zyrtarë të Inspektoratit komunal si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Nga ana e tij, Rama ka vlerësuar se nëse Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore tenton ndalimin e tyre, atëherë do të intervenojë policia. 

“E kemi policinë dhe e çon inspektoratin te shtëpia. Ne punimet do t’i vazhdojmë”, ka thënë ai. 

Punimet në këtë shesh janë ndërprerë dy herë deri tani. Ndërkohë, projekti i komunës, i cili kap vlerën prej 18.4 milionë eurosh, ende nuk ka marrë miratimin nga institucionet e trashëgimisë kulturore./IndeksOnline/