75 Mall Live Search
12:25 / E Hënë, 28 Prill 2025 / L A

Laporta konfirmon bisedimet me Flick-un për kontratën e re

Hansi Flick po kalon një sezon të parë spektakolar me Barcelonën.

Gjermani pa dyshim se ka një ndikim të madh në lojën e katalanasve, të cilët po tentojnë të fitojnë “tripletën” e tretë në histori të tyre.

Dhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se ka nisur bisedimet me gjermanin për të vazhduar kontratën e tij.

“Flick e di që ne duam që kjo fazë të zgjasë sa më gjatë që të jetë e mundur”. Hansi preferon kontrata afatshkurtëra, të rinovuara vit pas viti, dhe kjo duket nga kontrata e tij aktuale”, shprehet Laporta.

Barcelona, pak ditë më parë arriti të fitonte Kupën e Mbretit ndaj Real Madridit me rezultat 3-2, duke shtuar trofeun e tyre të dytë këtë sezon pas Superkupës.

Barcelona, po ashtu është edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet ndaj Interit./IndeksOnline/