75 Mall Live Search
14:45 / E Hënë, 28 Prill 2025 / L A

Liverpooli tregon se kur do të mbajnë paradën e festimit të titullit

Liverpooli edhe zyrtarisht është kampion i Premierligës.

“Reds”, siguruan titullin e tyre të 20-të pas fitores së djeshme 5-1 ndaj Tottenhamit.

Liverpooli tani është ftuar për të mbajtur paradën nga Liam Robinson, Drejtuesi i Këshillit Bashkiak të Liverpool-it, dhe do të ndjekë të njëjtat rrugë si paradat për fitoren e Ligës së Kampionëve 2019 dhe sukseset e dyfishta të kupave vendase në 2022.

Kjo paradë do të mbahet me datën 26 maj, me fillim nga ora 14:30.

Liverpooli, titullin e fundit të Premierligës që kishte fituar nuk kishte arritur të organizonte atë pas kufizimeve të pandemisë, “Covid-19”./IndeksOnline/