75 Mall Live Search
22:39 / E Hënë, 28 Prill 2025 / Gj. Sh

Zelensky: Armëpushimi i propozuar nga Putin, një përpjekje për manipulim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quan propozimin e Putinit për armëpushim “një përpjekje për manipulim”.

Arsyeja është se “të gjithë duhet të presin deri më 8 maj dhe vetëm atëherë”, do të ketë një “armëpushim për të siguruar heshtje” gjatë paradës së 9 majit në Sheshin e Kuq të Moskës, tha ai në fjalimin e tij të mbrëmjes.