Opozita po e kundërshton emrin e Albulena Haxhiut

Të dielën e 27 prillit për të shtatën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet.
Kandidatja e LVV-së për krye parlamentare, Albulena Haxhiu nuk arriti që të siguronte 61 votat e mjaftueshme për tu zgjedhur në krye të kuvendit.
Për Haxhiun votuan vetëm 57 për, 47 kundër ndërsa 3 abstenuan.
Edhe gjatë ditës së sotme Haxhiu duket se do të jetë përsëri kandidatja e VV-së për pozitën e krye parlamentares.
Mirëpo ky emër po kundërshtohet nga partitë opozitare. PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja asesi nuk po ndryshojnë qëndrimet karshi propozimit të VV-së.
Ndërsa deputetët e Nismës me në krye Fatmir Limaj deri tani vetëm kanë abstenuar.
Për Albulena Haxhiun sot do të jetë tentativa e shtatë për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/