75 Mall Live Search
08:12 / E Martë, 29 Prill 2025 / Z S

Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas një këmbësor

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “29 nëntori” në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga policia e shtetit, mjeti i drejtuar nga 35-vjeçari J.M. ka përplasur një person të moshuar që po kalonte rrugën, identiteti i të cilit ende nuk dihet, raporton A2CNN-i.

I moshuari po kalonte trafikndarësen në momentin e aksidentit dhe për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetonte.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme./Indeksonline/