75 Mall Live Search
09:48 / E Martë, 29 Prill 2025 / S Z

Dimal Basha e quan mosvotimin e Albulena Haxhiut si seksizëm

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot për të tetën herë me radhë, për të vazhduar punimet e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, ku në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i VV-së Dimal Basha para fillimit të seancës tha se argumenti i opozitës për mosvotimin e Albulena Haxhiun  për kryeparlamentare, është ofendues.

“Argumenti i opozitës që po thotë se zonja Haxhiu nuk duhet me u votu se është e zhurmshme, përçarëse, mendoj që në thellësi kjo është ofenduese. Ju duhet ta kuptoni se  zonja Haxhiu ka qenë deputete mbi 10 vjet, ministre mbi 4 vjet dhe nuk e gjeni asnjë njollë të vetme në punën e saj të ndershme që e ka bërë gjatë gjithë këtyre vjetëve. Zhurmën dhe përçarjen këta po e marrin për kundërshtimet e saj për Gjykatën Speciale, “Zajednicën”. Kjo duhet të jetë vlerë e shtuar për ta votuar atë, jo për ta kundërshtuar. Kjo po i bien që opozita po thot se një grua që është e zhurmshme dhe e rreptë në qëllimet  e saj, ne nuk e pranojmë“, tha Basha.