75 Mall Live Search
09:53 / E Martë, 29 Prill 2025 / mp

Mbyllen dy lokale në Mitrovicë të Veriut për shkak të shkeljeve sanitare

Komuna e Mitrovicës së Veriut njofton se gjatë fundjavës janë kryer kontrolle në disa objekte gastronomike.

Me këtë rast, aktiviteti i dy objekteve u pezullua përkohësisht për shkelje sanitare, ndërsa bëhet e ditur se të tjerët duhet të dorëzojnë dëshmi të përmbushjes së kushteve.

“Inspektorati vazhdon paralelisht lirimin e hapësirave publike, duke përmirësuar rendin urban dhe sigurinë e këmbësorëve. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen. Ftojmë shfrytëzuesit e hapësirave publike të pajisen me leje të nevojshme në Drejtorinë e Urbanizmit”, thuhet në njoftim.