75 Mall Live Search
10:42 / E Martë, 29 Prill 2025 / S Z

Bajrami pas dështimit të seancës: Ky është një cirk, na vjen keq që pa dashje jemi pjesë e këtij teatri

Deputetja  e LDK-së Hykmete Bajrami pas dështimit të seancës konstituive tha se kjo situatë është shëndrruar në një cirk.

“Kjo është shëndrruar në cirk. Është hera e gjashtë që VV-ja insiston në këtë kandidaturë. LDK-ja është për të gjetur një zgjidhje kushtetuese.  Pengmarrja e institucioneve nga VV-ja, po u kushton qytetarëve. Përgjegjësia duhet të kërkohet nga ta. Na vjen keq që ne në bazë të rezultatit dhe vullnetit jemi pjesë e kuvendit, por pa dashje jemi pjesë e  këtij teatri, që është bërë mjaft për qytetarët e Kosovës”, tha Bajrami./Indeksonline/