Krasniqi: Koha e sundimit njëpartiak ka përfundu, VV-ja ta kuptojë

Vetëvendosje ka dështuar sërish për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.
Memli Krasniqi i PDK-së, ka folur para mediave pas dështimit të seancës.
Ai ka thënë se Vetëvendosje qëllmisht po e mban të bllokuar kuvendin dhe se kjo parti duhet ta kuptojë një herë e mirë se ka përfunduar koha e sundimit njëpartiak.
“Qysh në fillim dëshirojë të shpreh keqardhjen të gjithë qytetarëve të Kosovës për këtë tallje që po bëhet me veridktin e tyre nga ana e partisë së parë, e cila edhe sot për herë të tetë na mbledh këtu në kuvend dhe sillet me mentalitetin e njejtë”, ka thënë Krasniqi, transmeton IndeksOnline.
Krasniqi para mediave i çoi tri mesazhe VV-së.
“Demokracia funksion me shumicë dhe jo imponim, institucionet janë të popullit dhe të asnjë partie të veçantë dhe e treta duhet ta kuptojnë të gjithë që koha e sundimit partiak ka përfunduar. Sa më parë që t’i kupton Vetëvendoje këto tri çështje, aq më mirë për vendin sepse vërtetë është e tepërt që të mblidhemi çdo dy ditë që t’i thirrin arsyes dhe të propozojnë një kandidat që merr shumicën. E kemi thënë që po i takon VV-së me propozu kryetarin, por nuk mundet me i marrë votat me zor. Ky mentalitet i imponimit, presionit dhe nënshtrimit duhet të merr fund. Shpreh keqardhje si PDK për qytetarët për këtë tallje që VV-ja po e bën si parti e parë që me qëllim po e mban të bllokuar Kuvendin”, ka thënë Krasniqi.