75 Mall Live Search
11:04 / E Martë, 29 Prill 2025 / H F

Berisha del me një propozim: Kërkojmë prej Përparim Ramës ta caktojë një shesh dhe të emërtohet Donald Trump

Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha pas dështimit të seancës doli para mediave me një propozim pasi siç tha ai s’po janë të zotë me zgjidh asnjë situatë.

Ai tha se kërkojnë prej Përparim Ramës me caktu një shesh në Prishtinë për të ia vendosur emrin e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Po shihet që kjo s’po mbaron  edhe nuk do me dalë dikush, si duket i kanë mësu këta liderët tonë politikë me iu kallxu, me i kap për krahu me iu thënë qeshtu duhet me bë. Ne jemi të shqetësuar për këtë situatë dhe normalisht që bisedojmë me grupin edhe e kemi një propozim si Grup Parlamentar. Mendojmë dhe kërkojmë nga kryetari i Prishtinës që me zgjedhë një shesh, ndër sheshet kryesore të Prishtinës dhe me ia vu emrin e presidentit Trump. Në mënyrë që të angazhohen dhe të mos na harrojnë sepse na kanë harruar miqtë, s’po merret kush me neve. Dhe si duket ne nuk jemi të zot me zgjidhë asnjë situatë politike në Kosovë”, tha Berisha.