75 Mall Live Search
13:13 / E Martë, 29 Prill 2025 / S Z

Murati: Moskonstituimi i kuvendit ka pasoja dhe në procese të tjera

Ministri në detyrë Hekuran Murati ka thënë se moskonstituimi i kuvendit ka pasoja dhe për procese tjera. Murati tha se në mungesë të një kuvendi funksional, qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën afatmesme të shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet kuvendit jo më larg se data 30 prill.

“Ngjashëm është puna edhe me Komisionin për grante komunale, ku ligji e kërkon pjesëmarrjen edhe të kryetarit të Komisionit parlamentar për buxhet – në mungesë të kuvendit funksional, nuk ka as Komision për buxhet dhe s’ka kush të marrë pjesë në Komisionin e granteve, gjë që e zvarrit edhe ndarjen e granteve komunale. Prandaj është e domosdoshme që partitë opozitare të heqin dorë nga bllokada dhe të ndihmojnë konstituimin e kuvendit sa më parë”,  ka shkruar Murati në Facebook./Indeskonline/

.