75 Mall Live Search
14:00 / E Martë, 29 Prill 2025 / AR

Alba gjen “ngushëllim” në krahët e Big Mamës, a po “pajtohen” dy rivalet?

Pas tensioneve të forta me partnerin e saj Limi, Alba ka gjetur ngushëllim në një vend krejt të papritur, në krahët e Big Mamës. Dy vajzat, që prej ditës së parë në “Ferma VIP” kanë qenë në konflikt të hapur, por duket se situata emocionale e Albës ka sjell një afrimitet të papritur.

Ajo ka shkuar në shtëpinë e Njishit, ku Big Mama po qëndron si kryefermere dhe i ka kërkuar një përqafim. E habitur nga ky veprim, Big Mama e ka pyetur me dyshim:

“Mos po bën prapë filma? Çfarë ke? Ka ndodhur diçka? A ndihesh fajtore për diçka”?

Alba është përgjigjur thjesht: “Kisha nevojë për një përqafim”.