75 Mall Live Search
15:01 / E Martë, 29 Prill 2025 / AR

Ia vodhi bizhuteritë Kimit, i dyshuar habit me deklaratën

Është mbajtur gjyqi i Kim Kardashian për vjedhjen që i ishte bërë në Paris.

Yunice Abbas 71-vjeçar tha se ka keqardhje për rastin i cili ka ndodhur në tetor të vitit 2016, pavarësisht se tha se nuk ndihej në faj, transmeton Indeksonline.

Gjatë dëshmisë së tij, Abbasi i cili ka një të kaluar kriminale ku është akuzuar edhe për trafikim droge, tha se “Këtë herë pendohem për atë që bëra”, raporton BBC.

I pandehuri tha se pavarësisht një historie kriminale, kjo ishte hera e parë që ai kishte arritur ta pranonte vërtet “traumën” që i kishte shkaktuar viktimës, në këtë rast Kimit./Indeksonline/