75 Mall Live Search
15:04 / E Martë, 29 Prill 2025 / H F

Sukses i madh për nxënësit e Shkollës “Jeronim de Rada” në Ferizaj në Garën “IQ Challenge”

Në garat matematikës të emërtuara si “IQ Chellange” e cila është organizuar nga shkolla “Mehmet Akif” – Lipjan të shtunën e kaluar, nxënësit e shkollës “Jeronim de Rada” sërish arritën rezultate të shkëlqyera.

Misin Emërllahu klasa IX-2-vendi i dytë, dhe Aris Topalli, klasa VI-1 -vendi i tretë.

Ata u përgëzuan sot nga Drejtoria e shkollës dhe mësimdhënësit e matematikës për sukseset e arritura duke i inkurajuar që edhe në garat e ardhshme të jenë sa më të përgatitur.