75 Mall Live Search
15:35 / E Martë, 29 Prill 2025 / mp

Arrestohet një person në Ferizaj, kërkohej për veprën penale “shpërndarja dhe shitje të narkotikëve”

Policia Rajonale e Ferizajt, më datë 28.04.2025 rreth orës 18:00, ka arrestuar në Ferizaj një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I arrestuari me inicialet B.Z. (M/K), 43 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, për të cilën ishte dënuar me treqind (300) ditë burgim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës, personi është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave të gjykatës ndaj të gjithë personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të saj, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurinë publike.