75 Mall Live Search
14:00 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / mp

Bordi i drejtorëve i AKP-së aprovoi transaksionet e shitjes nr. 71

Bordi i drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti mbledhjen e rregullt ku u diskutuan dhe u miratuan një sërë çështjesh me rëndësi për vazhdimin e proceseve të privatizimit dhe forcimin e qeverisjes institucionale.

Kësisoj, bordi shqyrtoi dhe miratoi raportin  3-mujor të punës për muajt janar, shkurt dhe mars 2025 për t’u dërguar në kuvend. Gjithashtu, u morën vendime konkrete lidhur shitjen përmes tenderit publik. Bordi miratoi transaksionet e shitjes së aseteve përmes likuidimit nr. 71 (ShAL 71), ku 10 asete u aprovuan, 4 asete u refuzuan dhe për 57 asete nuk ka pasur oferta.

Bordi po ashtu miratoi kërkesën e Komunës së Ferizajt për dhënien e pëlqimit për rregullimin dhe zgjerimin e tribunave të stadiumit “Ismet Shabani” në Ferizaj, në asetet e NSh Plantacioni (GJI012).

Ndërsa, lidhur me kërkesën e Ministrisë e Punëve të Brendshme për asetet të ndërmarrjes shoqërore “RTP”, bordi vendosi që asetet e e paluajtshme t’i jepen me qira MPB-së.

Në vazhdën e qiradhënieve, Bordi miratoi edhe një numër të caktuar të qiradhënieve direkte të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.

Sa i përket çështjeve të likuidimit, bordi miratoi shpërndarjen e përkohshme të fondeve të likuidimit për kreditorët e NSh “Zastava Ramiz Sadiku”, si edhe shpërndarjen plotësuese të përkohshme të fondeve të likuidimit për kreditorët e  NSh “Metaliku” (PEJ080). Gjithashtu, u miratuan dy heqje dorë nga asete për të mirë publike si në vijim:

  • NSh “Bujqësia” 10-5 ZK Poterq i Epërm, që shfrytëzohet si rrugë publike, dhe
  • NSh “Mirusha” 00130-2 ZK Dollovë, që shfrytëzohet si lumë.

Në përmbyllje, bordi vendosi që kooperativa zejtare banesore “Bashkimi” Prishtinë/Kosovë – (KPS1367/PRN038), si dhe çdo aset i kësaj ndërmarrje që do të identifikohet në të ardhmen, janë në pronësi shoqërore dhe bien nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.