75 Mall Live Search
15:05 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / H F

Aksidenti i rëndë në rrugën Mitrovicë – Skenderaj, humb jetën një 63-vjeçare

Sot, rreth orës 12:54, është raportuar një aksident trafiku me fatalitet në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, më saktësisht në fshatin Klinë e Ulët, transmeton IndeksOnline.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara, ka humbur jetën një grua rreth 65 vjeçare. Përveç saj, poashtu katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat e aksidentit./IndeksOnline/