75 Mall Live Search
15:51 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / mp

A ishte ilaç i morrave apo rriqnave? AUV del me sqarim

Mediat kanë shkruar sot se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka huqur blerjen e një ilaqi. Në raportim thuhet se AUV vend të ilaçit kundër rriqnave, AUV bleu ilaç kundër morrave. Lidhur me këtë AUV ka dalur me një sqarim shtesë.

Reafimi i plotë i AUV-it.

“Sëmundja Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) është një sëmundje zoonotike, e cila bartet nga kafshët te njerëzit. Rriqrat, si bartës të virusit, janë përgjegjës për infektimin e njerëzve, dhe në raste të shfaqjes së saj, mund të ketë edhe humbje jetësh.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka zbatuar Projektin Ndërqeveritar për parandalimin, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes Ethet Hemorragjike Krime-Kongo në komunat endemike si Malisheva, Rahoveci dhe disa fshatra të komunës së Klinës dhe Suharekës, përmes realizimit të aktivitetit të repelimit të kafshëve në fermat blegtorale.

Preparati i përdorur në këtë aktivitet ka qenë “Deltanil Pour-On”, nga prodhuesi Virbac, Francë. Ky është një produkt veterinar i regjistruar në Regjistrin e Produkteve Medicinale Veterinare dhe përdoret kryesisht për kontrollin e ektoparazitëve te kafshët në ferma. Preparati është përdorur për repelimin e kafshëve si masë parandaluese kundër EHKK-së.

Substanca aktive e këtij preparati është Deltamethrin, e cila ka veprim insekticid dhe akaricid, duke ndikuar në parandalimin dhe largimin e parazitëve të jashtëm si rriqrat, mizat dhe morrat te kafshët shtëpiake: gjedhët, delet dhe dhitë (dythundrakët), dhe në raste të veçanta, edhe te kuajt (njëthundrakët). Preparati i përdorur ka ofruar siguri, cilësi dhe efikasitet të lartë, ndërsa karenca e tij pas përdorimit është në përputhje me standardet e kërkuara për substancat aktive dhe limitet maksimale të lejuara në produktet me prejardhje shtazore.

Të gjitha preparatet e përdorura nga AUV që nga viti 2013 për repelimin e kafshëve kanë pasur të njëjtën substancë aktive. Suksesi i zbatimit të këtyre masave në komunat e përmendura ka rezultuar që deri më tani të mos kemi humbje jete nga kjo sëmundje, e cila mbetet nën kontroll.”,thuhet në reagimin e AUV-it.