75 Mall Live Search
18:54 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / Z S

Sindikata e Re e KEK-ut organizon protestë në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve

Sindikata e Re e Korporatës së Energjisë së Kosovës (KEK) ka njoftuar për organizimin e një proteste më 1 Maj – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ata do të protestojnë për të kërkuar paga më dinjitoze dhe kushte më të mira pune për punëtorët e sektorit energjetik.

Protesta do të mbahet të enjten, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në njoftim, Sindikata e Re thotë se puna e tyre përmban lodhje ekstreme, rrezik të përhershëm dhe sakrificë të përditshme, duke theksuar se “këtë punë nuk ka para që mund ta paguajë”.

“Protestojmë për një pagë dinjitoze dhe respekt për punën tonë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/