75 Mall Live Search
13:04 / E Enjte, 01 Maj 2025 / S Z

Britania e Madhe hap rrugën e re për kriptovalutat

Britania e Madhe do të krijojë rregullore të detyrueshme për kriptovalutat, njoftoi ministrja e financave Rachel Reeves.

Qeveria sinjalizoi se do të bashkëpunonte ngushtë me Shtetet e Bashkuara për qasjen më të mirë ndaj aseteve digjitale.

Projektligjet e reja do të zgjerojnë rregullimin financiar ekzistues për kompanitë e përfshira në kriptovaluta, duke e përafruar Britaninë me SHBA-në dhe larg Bashkimit Evropian, që ka ndërtuar rregulla specifike për industrinë, thanë ekspertët, shkruan Scan, transmeton albinfo.

Seti i parë i rregullave të projektligjit të Britanisë vjen ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka hapur rrugën kriptovalutave dhe është zotuar të heqë kufizimet rregullatore në industri, duke shqetësuar kritikët. Ministrat evropianë të financave janë shprehur të shqetësuar se masat e SHBA-së mund të ndikojnë në sovranitetin monetar dhe stabilitetin financiar të eurozonës.