Vdes personi më i vjetër në botë, ishte 116 vjeç

Gruaja braziliane e cila u shpall personi më i vjetër në botë, Ina Canabaro Lucas, ka ndërruar jetë në moshën 117-vjeçare.
Ajo vdiq në Kongregacionin e Motrave Teresiane në Porto Alegre, ku kaloi vitet e fundit të jetës së saj, raportoi BFM.
Ina u bë personi më i vjetër në botë pas vdekjes së japonezes Tomiko Itoka në janar, e cila gjithashtu vdiq në moshën 116 vjeç.
Canabarro Lucas ishte 116 vjeç e 326 ditë në kohën e vdekjes së saj, tha Kongregacioni i Motrave Teresiane.