26 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Këtë të martë u bënë 26 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.
Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.
Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për në Shqipëri.
Çështja e masakrës së Vushtrrisë u ngrit edhe gjatë një procesi gjyqësor ndaj gjeneralit serb Vlastimir Gjorgjeviq. Gjorgjeviq u dënua me 27 vjet burgim.
Kjo ditë do të kujtohet sot me një akademi përkujtimore në Studime./Indeksonline/