AAK-ja shënon 25-vjetorin e themelimit

Ditën e sotme Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të kremtojë 25-vjetorin e themelimit të partisë.
Për nder të kësaj dite kjo parti do të organizojë një event duke filluar nga ora 17:00 në një nga hotelet e Prishtinës.
Njoftimi i plotë:
Të nderuara media,
Ju njoftojmë se nesër, më 2 maj 2025, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit të saj.
Ngjarja do të mbahet në hotel “Venus”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.
Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje!
Departamenti për informim dhe marrëdhënie me publikun.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./Indeksonline/