75 Mall Live Search
09:19 / E Premte, 02 Maj 2025 / Z S

Muharremi: VV-ja duhet me u turpëru për qasjen e gabuar ndaj mediave

Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

Lidhur me këtë ka reaguar analisti Shenoll Muharremi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Ai ka thënë se VV-ja duhet të turpërohet me gjuhën dhe qasjen e gabuar që e ka pasur ndaj mediave.

Reagimi i plotë:

Liria e mediave në Kosovë po shkon veç keq e ma keq

Nuk është për me u befasu këtë që po thonë raportet ndërkombëtare. LVV-ja ka qenë tepër armiqësore ndaj mediave. Fillimisht e vuri nën kontroll RTK-në përmes menaxhmentit dhe bordit, pastaj sulmoi brutalisht edhe mediat tjera.

Disa media kritike u përpoq me i mbyllë. I ka quajtur “hibride”, bashkëpunëtore të Serbisë e Rusisë, e çfarë jo tjetër.

LVV-ja duhet me u turpëru për qasjen e saj të gabuar ndaj mediave. Ajo duhet jo vetëm me e ndryshu dhe reformu këtë qëndrim, por duhet edhe me i kërkojë falje Kosovës për dëmin e shkaktuar.

Kjo parti, gjatë zgjedhjeve, jo vetëm që nuk ka marrë pjesë në emisione televizive për të dhënë llogari për shpenzimin e miliarda eurove të tatimpaguesve kosovarë, por ka bojkotuar disa media, duke i linçuar dhe demonizuar ato.

Me këtë rast, shfrytëzoj mundësinë me i bë thirrje kryesisë së LDK-së që të përfundojë bojkotin e paarsyeshëm ndaj RTK-së dhe KTV-së. Na duhen debatet, jo inatet./Indeksonline/