Haradinaj: Rënia e lirisë së medias në Kosovë pasojë e frikës dhe kontrollit politik

Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.
E lidhur me këtë ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai u shpreh se rënia e lirisë së medias në Kosovë pasojë e frikës dhe kontrollit politik.
”Rënia e lirisë së medias në Kosovë nuk është rastësi, është pasojë e frikës, kontrollit dhe arrogancës politike.Liria e shtypit është fituar me sakrificë. Nuk duhet kurrë të shkëmbehet me heshtje. Kjo nuk është mënyra si nderohet lufta për liri”, ka shkruar Haradinaj.
Një qeveri që ka frikë nga kritika, ka frikë nga populli i vet, ka shtuar ai./Indeksonline/