75 Mall Live Search
11:46 / E Premte, 02 Maj 2025 / k.v

Kryeministri Kurti refuzon të përgjigjet për rënien drastike të lirisë së medias në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk foli për media. Ai edhe këtë herë kaloi në heshtje interesimin e gazetarëve për pyetje, të përqendruara në raportin e organizatës “Reporterët pa kufij”, që evidentoi një rënie drastike të Kosovës në rrafshin e lirisë së medias.

Kurti u pyet teksa kthehej në objektin e Qeverisë së Kosovës, pas pjesëmarrjes së tij në hapje të ekspozitës “Urat”, organizuar nga kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Fetare të Mbretërisë së Arabisë Saudite, që shpalos trashëgiminë e pasur kulturore, fetare dhe historike të kësaj mbretërie.