Për një javë në Gjilan u shqiptuan mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku
				Gjatë javës që lamë pas, policia në Gjilan ka shqiptuar 1 mijë e 710 gjoba trafiku.
Bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë ndërmarrë edhe aktivitete tjera, siç janë:
- Hetim i 15 aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
 - Hetim i 18 aksidenteve të trafikut me të lënduar,
 - Janë shqiptuar masa të ndalim-drejtimit të mjeteve motorike për 19 ngasës./Indeksonline/
 

