Garancia e iPhone-it tuaj, tani dyfish më i sigurt me “Zone Mobile”

Në Zone Mobile, kujdesi për klientët tanë nuk përfundon me blerjen – përkundrazi, aty fillon.
Të gjithë iPhone-ët e rinj që i blini në dyqanet tona vijnë me garancion zyrtar prej 24 muajsh. 12 muajt e parë janë të mbuluar nga Apple, çka do të thotë se mund ta servisni pajisjen në çdo qendër të autorizuar Apple, kudo në botë. Nëse e sillni te ne, ne e marrim përsipër të gjithë procesin: asistojmë me dokumentacionin dhe e dërgojmë pajisjen për servis zyrtar.
Kujdes: riparimi mund të zgjasë deri në 3 javë dhe ky afat përcaktohet nga Apple, jo nga ne.
Por ka edhe më shumë! Pas përfundimit të vitit të parë, ne nuk ju lëmë vetëm me telefonin tuaj. Për 12 muajt e dytë, Zone Mobile merr përsipër çdo problem që mbulohet nga garancioni. Kjo është një dhuratë për besnikërinë tuaj dhe një mënyrë për të treguar se qëndrojmë pas produktit që ju shesim – për 2 vite të plota!
Zgjedhja për të blerë iPhone-in tuaj të ri nga Zone Mobile nuk është vetëm një zgjedhje për cilësi, por edhe për siguri afatgjatë. Me garancionin tonë të dyfishtë, ju jeni të mbrojtur, të informuar dhe të përkrahur në çdo hap. Sepse për ne, klienti është gjithmonë prioritet.