75 Mall Live Search
11:08 / E Shtunë, 03 Maj 2025 / MSH

Gërvalla: Kemi ofruar alternativa për zhbllokim, s’kemi ofruar pazare

Pas dështimit të sërishëm të konstituimit të Kuvendit, Donika Gërvalla thotë se koalicioni LVV-Guxo po ofron mundësi për të dalur nga ky bllokim.

“Ne alternativat i kemi ofruar në vazhdimësi për të dalur nga kjo bllokadë. Çka ne nuk kemi ofruar kanë qenë pazaret! Nëse përvoja e së kaluarës është që vetëm pazaret çojnë në zhbllokim të kësaj situate, atëherë do të llogarisim që nuk dot ë ketë zhbllokim”, tha ajo përpara mediave.

Gërvalla u shpreh se koalicioni LVV-Guxo nuk është i interesuar të bëjë pazare për të formuar institucionet.

“Alternativa kemi ofruar. Kemi ofruar alternativën që të shkojmë me votim të fshehtë. Kemi ofruar alternativën që të ulemi e të diskutojmë, të bëjmë marrëveshje me partitë opozitare. Mirëpo, nga disa prej partive është refuzuar madje edhe biseda.”

Ajo thotë se “nuk mund t’i detyrojnë me zor kryetarët e partive të ulen në tavolinë e as të votojnë”.

Gërvalla përmend rekomandimin e presidentes për të zhbllokuar situatën dhe thotë se duhet vijuar në atë drejtim./IndeksOnline/