75 Mall Live Search
16:57 / E Shtunë, 03 Maj 2025 / G T

Malisheva vetëm një pikë ndaj Dukagjinit, rrezikon Europën

Skuadra e Malishevës ka barazuar 1:1 ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës.

Ishin mysafirët që shënuan të parët në minutën e 59’të me anë të Mërgim Pefqelit, shkruan Indeksonline

Kurse, golin e barazimit e shënoi Drilon Hazrollaj në minutën e 85’të.

Ky barazim nuk i shkon përshtati aspak skuadrës së Bekim Isufit – pasi rrezikojnë pjesëmarrjen në garat e Europës.

Ata janë në pozitën e tretë me 48 pikë, vetëm tri më shumë se Gjilani dhe Ferizaj (45).

Kurse Dukagjini shkon në pozitën e gjashtë me 41 pikë të grumbulluara./Indeksonline/