75 Mall Live Search
18:44 / E Shtunë, 03 Maj 2025 / G T

Rey Manaj shënon gol tejet të bukur kundër Galatasarayt

Skuadra e Sivassporit është duke humbur 4:1 ndaj Galatasarayt në ndeshjen e javës së 34-të në Superligën e Turqisë.

Golin e vetëm për mysafirët deri në këto momente e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, shkruan Indeksonline

Manaj shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 33’të.

Ky është goli i 12-të për Rey Manaj këtë sezon në Superligë. Ai poashtu ka bërë edhe katër asiste./Indeksonline/