75 Mall Live Search
18:53 / E Shtunë, 03 Maj 2025 / Gj. Sh

Shembet masivi i kromit në Burrel, zë poshtë punëtorin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në një fabrikë kromi në Burrel.

Policia njofton se një masivë dheu është shembur, duke zënë poshtë një nga punëtorët, së bashku me automjetin e punës.

“Rreth orës 14:00, në qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze, shtetasi A.B., teksa po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është shembur një masiv dheu dhe, për pasojë, ka zënë poshtë punëtorin bashkë me mjetin e punës”, informon policia.

Sakaq, shërbimet e Policisë dhe ato të ekipit të urgjencës po punojnë për gjetjen e punëtorit të zhdukur, raporton A2CNN.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor që po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të saj.