Hajni i motoçikletës në Prishtinë – Policia hap hetime

Një rast i vjedhjes së një motoçiklete ka ndodhur para disa ditësh në Prishtinë.
Sipas informacioneve të siguruara, ngjarja ka ndodhur në një lagje të frekuentuar të kryeqytetit, ku një person i panjohur ka arritur të marrë motoçikletën dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe janë duke analizuar pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë për identifikimin e të dyshuarit.
Indeksonline ka siguruar videon e momentit të vjedhjes, e cila pritet të ndihmojë në identifikimin dhe kapjen e personit përgjegjës.