Denver Nuggets eliminon Los Angeles Clippers dhe kalon në çerekfinale të NBA-s
 
				Denver Nuggets ka kaluar në çerekfinale të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Skuadra nga Kolorado shënoi fitore në ndeshjen e shtatë vendimtare ndaj Los Angeles Clippers. me rezultat 120-101.
Aaron Gordon (22 pikë) dhe Christian Braun (21) e udhëhoqën Denverin drejt kualifikimit në çerekfinale.
Kundërshtari i radhë i Nugets, është skuadra e Oklahoma City Thunder./IndeksOnline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                