Brad Pitt i lënduar nga Angelina Jolie, refuzon martesën me partneren e re

Brad Pitt dhe stilistja e bizhuterive Ines de Ramon kanë tre vite së bashku, por ende nuk ka asnjë lajm për një martesë të mundshme. Marrëdhënia e kaluar me Jolie ka lënë gjurmë të thella tek Pitt dhe është e kuptueshme që ai nuk dëshiron të mendojë për martesë për momentin.
Një burim pranë çiftit, i cili ka folur për revistën In Touch, ka treguar:
“Kur vjen fjala për martesën, Brad ose e ndërron temën, ose bën shaka me të kaluarën e tij të pasuksesshme. Është e qartë që divorci nga Angelina e ka lënduar shumë dhe ai ndjen turp për t’u martuar sërish.
Ines është ende e re dhe ndonëse ka kaluar një divorc, nuk është zhgënjyer nga martesa; ajo dëshiron të bëhet zonja Pitt, por nëse ai vazhdon ta shtyjë, është e vështirë të besohet që ajo nuk do të lodhet e të largohet. Ines nuk do të qëndrojë përgjithmonë në një marrëdhënie pa një angazhim të qartë.”
Ndërkohë, janë pikërisht miqtë më të afërt të Brad Pitt që e nxisin atë të bëjë hapin e madh dhe t’i propozojë martesë Ines-it.
“Miqtë e tij, George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, i thonë që të mos e zvarrisë më. Ata e adhurojnë Ines dhe mendojnë se Brad po sillet si budalla që po e bën atë të presë.”