75 Mall Live Search
17:46 / E Diele, 04 Maj 2025 / FR

Vdes 26-vjeçarja e aksidentuar disa ditë më parë nga një veturë në Pejë

Ka ndërruar jetë 26-vjeçarja Zana Gjevukaj, e cila ishte goditur nga një veturë më 1 prill në fshatin Qyshk të Pejës.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në Facebook.

E reja kishte pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e aksidentit dhe, pavarësisht përpjekjeve për trajtim mjekësor, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Sipas informacioneve të para nga policia, shoferi i automjetit dyshohet se nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet në rrugë, duke bërë që nga pakujdesia të godasë viktimën.

Kujtojmw se personi që e shkaktoi aksidentin është zyrtar policor./IndeksOnline/