75 Mall Live Search
20:11 / E Diele, 04 Maj 2025 / FR

6 të lënduar nga një aksident mes tri veturave në Leshan të Pejës

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në fshatin Leshan të Pejës.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi se 6 persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 16:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Leshan-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova./IndeksOnline/