75 Mall Live Search
22:30 / E Diele, 04 Maj 2025 / AR

Interesante/ A$AP ia përdorë veshjet Rihanna-s

A$AP Rocky është një nga bashkëkryetarët e Met Gala të këtij viti, e cila do të zhvillohet më 5 maj, si çdo vit, në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork.

36-vjeçari është konsideruar si një ikonë mode për vite me radhë dhe është quajtur “çifti më në modë” nga shefja e Vogue, Anna Wintour së bashku me partneren e tij, Rihanna, transmeton Indeksonline.

Në fakt, reperi amerikan duket se po merr shumë frymëzim për modën nga nëna e dy djemve të tij – dhe madje kontrollon edhe dollapin e saj.

Në podkastin e Vogue “The Run-Through”, A$AP Rocky rrëfeu se ndonjëherë ia ka marrë fshehurazi disa nga rrobat e Rihannës pa dijeninë e saj./Indeksonline/

Veshja e A$AP Rocky në Met Gala dy vjet më parë.