Shpërthim në Moskë, përfshihet nga zjarri një ndërtesë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të dielën në jugperëndim të Moskës, në Rusi, duke shkaktuar zjarr në një ndërtesë.
Sipas mediave lokale, zjarrvënia dyshohet të ketë qenë shkaktuar nga një shpërthim gazi.
Siç raportohet, në vendin e ngjarjes janë raportuar të paktën dy persona të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar.
Banorët e disa apartamenteve janë bllokuar në ndërtesën që po digjet, ndërsa ekipet e shpëtimit janë duke punuar për të ndihmuar qytetarët.
Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë zjarrin që ka përfshirë ndërtesën, ndërkohë që disa ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.