75 Mall Live Search
09:46 / E Hënë, 05 Maj 2025 / k.v

Tentativë vrasjeje në Prishtinë/ Katër persona përfundojnë në ndalim pas një përleshjeje me thika

Një përleshje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku katër persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një rast të vrasjes në tentativë.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 23:30, pas një mosmarrëveshjeje mes katër të dyshuarve – të gjithë meshkuj kosovarë – të cilët janë përleshur në mes vete.

Gjatë përleshjes është përdorur një mjet i mprehtë, me të cilin të dyshuarit kanë shkaktuar lëndime trupore ndaj njëri-tjetrit. Të plagosurit kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të gjithë janë dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/