75 Mall Live Search
13:58 / E Hënë, 05 Maj 2025 / Z S

Vetëm gjatë muajit prill 16 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizaj

Gjatë muajit prill janë raportuar 16 raste të dhunë në familje në rajonin e Ferizajt.

Kështu ka bërë të ditur Policia Rajonale e Ferizajt. Prej 16 rasteve të raportuara 10 raste kanë ndodhur në Ferizaj, 4 raste në Shtime si dhe 2 raste në Kaçanik.

Mirëpo në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kohore ishin raportuar gjithsej 28 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si vijon: 17 raste në Ferizaj, 5 raste në Kaçanik,5 raste në Shtime dhe 1 rast në Shtërpcë.

Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit prill 2025 ka shënuar zbritje prej – 42  %, krahasuar me muajin prill të vitit 2024./Indeksonline/