Me negocim, Telekomi e shpërblen me 1.3 milionë kompaninë kroate

Telekomi i Kosovës përmes procedurës të negociuar e ka shpërblyer kompaninë kroate “Ericsson Nikola Tesla” me 1 milionë e 382 mijë euro.
Sipas përshkrimit të dosjes kontrata është bërë për shërbimin “Abonim Softuerik i kapaciteteve të teknologjisë 5G”. Siç shihet në dokumentet të publikuara në sistemin online të prokurimit publik E-prokurimi, kontrata është bërë duke e tejkaluar vlerën e paraparë të Telekomit.
Telekomi ka paraparë vlerën 1 milionë e 170 mijë euro, ndërsa kompania me negocim e ka tejlakuar për 200 mijë euro, shkruan Indeksonline.


Sasia dhe afati i licencave sipas dosjes së tenderit.
