75 Mall Live Search
16:11 / E Hënë, 05 Maj 2025 / FR

Presidenti i Kenias qëllohet me këpucë gjatë fjalimit, qeveria dënon sulmin

Qeveria keniane e ka cilësuar si “turpëruese” incidentin në të cilin një këpucë u hodh ndaj presidentit William Ruto gjatë një tubimi të dielën.

Video të shpërndara gjerësisht tregojnë se këpuca godet krahun e majtë të presidentit, teksa ai e mbante atë lart ndërsa po fliste.

Zëdhënësi i qeverisë, Isaac Mwaura, dënoi ngjarjen dhe kërkoi që përgjegjësit të “ndalohen”, raporton BBC.

“Çfarë do të ndodhte nëse të gjithë vendosnim të gjuajmë këpucë njëri-tjetrit? Çfarë vlerash po i mësojmë fëmijëve tanë?” shkroi ai në postimin e tij në X, duke bërë thirrje për respekt ndaj institucionit të presidencës.

Mediat keniane raportojnë se tre persona janë arrestuar, por policia ende nuk e ka konfirmuar këtë.