75 Mall Live Search
22:08 / E Hënë, 05 Maj 2025 / Gj. Sh

Izraeli i kundërpërgjigjet Jemenit, shkatërron një port të tërë ku u vranë dhjetëra persona

Avionët luftarakë izraelitë hodhën rreth pesëdhjetë bomba, duke shkatërruar portin e Hodeidës dhe uzinat e prodhimit të çimentos që po përdoreshin për prodhimin e armëve nga Huthit në Jemen.

Disa persona u vranë dhe të tjerë u plagosën në sulmin izraelit. “Ky është një sulm shumë i fortë dhe nuk do të jetë i fundit. Loja ka mbaruar”, tha një burim ushtarak. Për vite me radhë, armët e dërguara te Huthit nga Irani kanë mbërritur në port. Kjo ishte goditja e gjashtë e Izraelit në Jemen që nga fillimi i luftës në Gaza.

“Populli i Gazës është i uritur, ne do t’i ndihmojmë ata të sigurojnë ushqim.” Donald Trump e tha këtë pa hyrë në detaje. “Palestinezët janë trajtuar shumë keq nga Hamasi”, – shtoi presidenti amerikan.