75 Mall Live Search
13:31 / E Martë, 06 Maj 2025 / k.v

E reja e plagosur nga babai në Prizren – jashtë rrezikut për jetën, drejtori i Klinikës ORL jep detaje

Vajza që u sulmua me thikë nga babai i saj në Prizren është jashtë rrezikut për jetën.

Lajmin e konfirmoi, Arsim Behramaj, drejtor i Klinikës së ORL-së në QKUK, ku viktima po trajtohet pas sulmit.

Sipas Behramajt, pas pranimit fillestar në Klinikën Emergjente, pacientja është transferuar në Klinikën e ORL-së për trajtim të mëtejshëm. Ai konfirmoi se lëndimet janë në regjionin e qafës, por pa dëmtime të enëve të mëdha të gjakut.

“Pacientja është jashtë rrezikut për jetë. Lëndimet i ka në qafë, fati që nuk ka lënduar ndonjë enë të gjakut”, tha Behramaj.